Oktapod - Intervista ne Kub | Vikena Kamenica - 25 Shtator 2015 - Vizion Plus - Variety Show

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.facebook.com/TurjanHyska28
https://instagram.com/turjanhyska/
https://twitter.com/turjanhyskaVikena Kamenica ne nje interviste ne Kubin e Oktapod. Mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit e nisi karrierën si këngëtare e muzikës së lehtë. Në vitet 2000 këndoi në baret e para të Tiranës ku luhej jazz megjithëse nuk kishte ende një formim të plotë akademik në muzikë. U diplomua për kanto më 2001, vit në të cilin futi njërën këmbë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Realizoi vetëm rolin e Kerubinit në operën ?Dasma e Figaros? të Moxartit e për një kohë të gjatë i hyri rrugës së musical-ve. Shkëlqeu në ?West Side Story? e ?A century of Broadeay?. Më tej realizoi role me rëndësi për karrierën e saj si Karmeni te ?Carmen Bizet? në vitin 2007 me regji të Patricia Panton Floresin, te ?La Traviata? Verdi me regji të Massimo Ranierit, Rozinën te ?Berberi i Seviljes? etj. Rruga e saj në muzikë nuk është diçka e papritur apo e rastësishme. Ajo është e bija e tenorit Guri Kamenica dhe e mexosopranos Vera Kamenica. U rrit mes muzikantësh dhe skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, aty ku njohu dashurinë e parë të jetës së saj: Muzikën klasike. Po aty njohu edhe një dashuri tjetër të madhe, partnerin e saj, oboistin Erik Tauzi. Së fundmi Vikenën e kemi parë në skenën e spektaklit ?Këngët e Shekullit? ku ka kënduar disa prej kryehiteve botërore.

Free Traffic Exchange